Zhytësit e marinës amerikane kanë gjetur një pjesë të balonës spiune të rrëzuar në brigjet e Karolinës së Jugut të shtunën e 4 shkurtit.
Fotoja e zbulimit të saj është bërë publike dhe ekspertët e inteligjencës shpresojnë se gjetja do të jetë mrekullibërëse.
Kjo sepse mund të ofrojë goxha informacion mbi teknologjinë e përdorur nga Pekini për të spiunuar dhe mbi materialin e mbledhur nga ajo gjatë fluturimit në territorin amerikan.
Washington-i do të duhet të zbulojë fakte për të vërtetuar tezën se spiunazhi ka tentuar një grusht shteti të bujshëm, pikërisht në kohën kur presidenti kinez Xi Jinping po përgatitej të priste Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në takimin e parë të një niveli kaq të lartë në pesë vjet.
Po ashtu mbetjet teknologjike të gjetura do të ekzaminohen edhe nga specialistët e FBI-së.
Amerikanët sakaq, kanë mbajtur konferenca të inteligjencës me 40 vende aleate për t’i informuar ata për planet e Pekinit për operacionin me balonë.
Referuar kundërzbulimit të Washington-it, kinezët do të krijonin një flotë balonash me një bazë në ishullin Hainan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Dorë e djathtë e Rugovës, truri i lëvizjes për liri”, Abdixhiku përkujton Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes
-
Si ta mbrojmë Kievin? Skenarët e NATO-s (pa dërguar trupa)
-
“Kina është një fuqi imperialiste, armiku i saj i vërtetë janë Shtetet e Bashkuara”
-
“Politico”: Ndarja e shqiptarëve në dy blloqe politike në RMV – betejë për influencë rajonale mes Ramës e Kurtit