Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Dibran Hoxhën, të cilët janë të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.
Vazhdimi i paraburgimit është kërkuar edhe për pesë të dyshuarit e tjerë Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi,, të dyshuar për veprat penale “Manipulim me prova” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.
Lajmin për vazhdimin e masës e ka konfirmuar zyrtari për informim i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.
Lekaj deklaroi për “Betimi për Drejtësi”, se Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Dibran Hoxha, i cili dyshohet të ketë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.
Ai bëri të ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, lidhur me propozimin e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit do të vendos deri më 3 shkurt 2023.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 4 janar 2023, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Hoxhës dhe të tjerëve.
Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për gjashtë personat e dyshuar për vrasje të rëndë në Prizren më 3 janar.
Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë.
Hoxha, ka qenë i dënuar 16 herë, ai është i njohur me pseudonimin “Kobra”.
Madje, nga Gjykata Themelore në Prizren, kanë bërë të ditur se i njëjti ka ende aktive një lëndë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 153, par. 2 të Kodit Penal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mediat izraelite: Netanyahu rrezikon një urdhërarrest nga ICC-ja
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, KLGJ: Kërcënim serioz për gjithë shoqërinë
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmojë VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë
Lajmet kryesore
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, KLGJ: Kërcënim serioz për gjithë shoqërinë
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmojë VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë