Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilakt, thotë se vendi i tij nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës, por ka mbështetur propozimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, derisa ka theksuar se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po përpiqet ta “përdorë Kosovën ose Ukrainën” në avantazhin e tij dhe të kërkojë dy shtete të veçanta në Qipro.
“Ajo premisë bazohet jo vetëm në standarde të dyfishta, por Turqia zbaton standarde të shumëfishta siç e sheh të arsyeshme. Një gjë e tillë nuk është konstruktive. Përkundrazi, ajo që theksojmë është se duhet të jemi konsistent kur bëhet fjalë për zbatimin e të drejtave ndërkombëtare”, tha ai për Euronews në Serbi.
“Ju nuk mund të zgjidhni vetëm atë që ju përshtatet. Ne besojmë se standardet e dyfishta jo vetëm që janë kundërproduktive, por mund të shkaktojnë probleme dhe keqkuptime të mëdha”.
Ai thotë se propozimi franko-gjerman iu paraqit të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe ato që nuk e njohën Kosovën.
“Siç e dini, qëndrimi ynë është plotësisht i qartë, për të arritur këtë konsensus, ashtu si shtetet e tjera anëtare që nuk e njohën Kosovën, ne e kemi trajtuar në të njëjtën mënyrë, qëndrimi ynë parimor, në asnjë mënyrë nuk vihet në dyshim. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën e paqëndrueshme në Kosovë”, shtoi ai.
“Dhe e përsëris, normalizimi në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar dhe largimi i fokusit nga ngërçi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje të parakohshme
-
Çfarë thotë nisma e re ligjore për pasuritë e paluajtshme?
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
Lajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar dhe largimi i fokusit nga ngërçi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje të parakohshme
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi