Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se i kishte njoftuar të gjitha partitë opozitare për propozimin franko-gjerman, veçse sipas tij, shumica e tyre nuk janë interesuar, por ka shtuar se “së bashku do të fitojmë dhe do të fitojmë si Serbi”.
“Kur u njohëm me iniciativën franko-gjermane në mënyrë, u ofrova partive parlamentare që të vinin për konsultime, t’u tregonin të gjitha faktet, të përpiqemi t’i qasemi bashkërisht zgjidhjes së problemit. Ata thanë ose të paktën shumica prej tyre, ne nuk jemi të interesuar, ne duam Kuvendin, duam të prezantohemi, duam një fitore politike, nuk jemi aq të interesuar për Kosovën”, tha Vuçiç në një video të publikuar në Instagram.
Ai theksoi “është detyra ime të respektoj kuvendin”.
“Unë vetë do të vij t’ju përgjigjem të gjithëve. Nuk është problem, unë do të luftoj dhe do të fitojmë të gjithë si Serbia, sepse Serbinë nuk mund ta mundeni”, shtoi ai.
Të enjten, më 2 shkurt do të mbahet seanca parlamentare ku do të marrë pjesë edhe presidenti Aleksandër Vuçiç, ndërsa deputetët do të njoftohen për ecurinë e dialogut me Republikën e Kosovës.
Kujtojmë se Aleksandër Vuçiç më herët kishte deklaruar se do të ftonte përfaqësuesit e klubeve parlamentare në një diskutim rreth propozimit franko – gjerman për Kosovën dhe kërkesat që pesëshja evropiane i paraqiti Serbisë.
Presidenti serb kishte bërë të ditur më herët se nëse Serbia nuk e pranon këtë plan, procesi i negociatave me BE-në do të ndërpritet dhe investimet do të tërhiqen.
Ai ishte shprehur i gatshëm që të raportonte në kuvend.
“Gjithsesi, është detyra ime të respektoj parlamentin dhe të plotësoj të gjitha kërkesat e tij. Do të dal në Kuvend dhe do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve”, ishte shprehur Vuçiç.
Seanca “për Kosovën”: Vuçiç u thotë deputetëve “pyesni çfarë të doni, do t’iu përgjigjem”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës