Në mbrëmjen gala të FSHF-së ashtu si edhe për djem, është dhënë edhe një çmim për “Talenten e vitit 2022” për vajza ku në garë ishin futbollistet e reja Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.
Këtë herë në skenë është ngjitur ambasadorja e futbollit të vajzave, Valbona Selimllari, e cila ka lexuar emrin e fitueses së çmimit sipas votimit.
Çmimi i ka shkuar Rosela Vasës, talentes 16-vjeçare që ka spikatur me ekipet kombëtare të moshave dhe klubin e Kukësit.
Selimllari ka ftuar Rosela Vasën në skenë, duke i dorëzuar çmimin, ndërkohë që futbollistja e re ka falënderuar të gjithë ata që e votuan për këtë trofe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës