Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë mbledhjes së Qeverisë të enjten, njoftoi se Mali i Zi për herë të parë në histori po nis një program hapësinor.
“Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë”, tha ai.
Ai shtoi se zhvillimi i satelitit “Luça”, që duhet të lëshohet në hapësirë, është duke ndodhur dhe se shpreson që ajo të lëshohet më 2023-2024.
Kreu i ekzekutivit tha se përmes Fondit për Inovacion, dëshiron të inkurajojë të rinjtë që të krijojnë gjëra inovative.
Ndryshe, kreu i Partisë Socialdemokrate (SDP) në Malin e Zi, Rashko Konjeviç, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, shfrytëzoi rastin që të tallej me Abazoviç-in.
“Fluturimi i Abazoviç-it në hapësirë është një hap i vogël për njerëzimin dhe një hap i madh për Malin e Zi, tha Neil Armstrong në vitin 2023″, shkroi Konjeviç.
Përfaqësuesit e organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi e kanë informuar Abazoviç-in për detajet e këtij projekti ndërsa do të financohet nga një grant i “ekonomisë qytetare”.
“Fondi i Inovacionit do ta mbështesë këtë projekt. Nuk ka të bëjë me fonde të mëdha, por kërkon shumë punë. Mali i Zi do të hapë perspektiva të reja, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me shtete të tjera dhe të zhvillohet në këtë drejtim”, shtoi Abazoviç.
Ndryshe, më 3 janar 2023, dy satelitët e parë shqiptar, të emërtuar “Albania 1” dhe “Albania 2”, u lëshuan nga kompania amerikane SpaceX prej një baze në Florida në orbitë, duke bërë kështu që ato të nisin zyrtarisht punë në monitorimin e territorit shqiptar nga hapësira.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë