Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Oliver Ivanoviç, ka thënë se ka biseduar me Emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe se i është ankuar kinse “kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti sërish po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb”, ka pretenduar ai.
Petkoviç ka theksuar në Twitter se ka informuar bashkësinë ndërkombëtare për vendimin e Prishtinës për të marrë tokën serbe në Leposaviq.
“E informova Miroslav Lajçakun dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për vendimin e Prishtinës për të marrë tokën serbe në Leposaviq. Ne e dimë shumë mirë që herën e fundit shpronësimi çoi në ndërtimin e bazave të paligjshme. Kurti sërish po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb”, ka pretenduar ai.
Ai shtoi se pret reagimin e BE-së.
Të hënën, Qeveria ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
“Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar”.
Обавестио сам @MiroslavLajcak и међународне представнике о одлуци ПР којом отима српску земљу у Лепосавићу. Добро знамо да је прошли пут експропријација водила изградњи нелегалних база!
Kурти опет изазива кризе једностраним потезима, на штету🇷🇸 народа.
Очекујемо реакцију ЕУ! https://t.co/dtAGWsQAA3— Петар Петковић (@PetkovicPetar) January 17, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin