Shoqëria e avokatëve, Kërveshi&Partners Law Firm, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se do të përfaqësojnë në procedurë penale, Azem Kurtaj, i cili është i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve nga komuniteti serb në Shtërpcë.
Nga kjo shoqëri kanë bërë të ditur se janë autorizuar nga familjari i ushtarit të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe përfaqësimi për të do të jetë pa pagesë ndërsa kanë shtuar se përfshirja e tyre në mbrojtjen e të dyshuarit vjen nga “ndërhyrja e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar”.
“Deri në komunikimin e radhës, do të përmbahem nga komentimi i fakteve, të cilat, në mënyrën e përshkrimit siç i ka përshkruar Prokuroria janë fizikisht të pa mundura, pa dashur të përjashtoj opsionin e montimit të provave kundër z. Kurtaj siç është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e që më jep me besu se kontaminimi politik dhe kaqdashës në këtë rast, dhe/ose ndërhyrja në këtë rast e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar ka qenë thirrja kryesore për përfshirjen tonë në mbrojtjen e z Kurtaj”, thuhet në njoftim.
Kërveshi&Partners kanë bërë të ditur se në ekipin e tyre mbrojtës është edhe avokati nga Ferizaj, Naim Ferati, i cili gjatë ditës ka theksuar se vetura e klientit të tij ishte sulmuar me mjete të forta nga një turmë e qytetarëve serbë që po festonin dhe se ushtari i FSK-së, nuk ka pasur asnjë qëllim që të qëllonte apo lëndonte ndonjë qytetar, por e gjithë ngjarja ishte zhvilluar në vetëmbrojtje.
“Në ekipin e mbrojtjes do të jetë edhe kolegu Naim Ferati, avokat nga Ferizaj, i cili ka qenë i kyqur në këtë rast paraprakisht në cilësinë e avokatit. Shoqëria jonë e avokatisë, Kerveshi&Partners e vlerëson lartë besimin e familjes Kurtaj për të na besuar mbrojtjen ligjore të Azemit”, përfundon komunikata.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për shkak se, siç thuhej në komunikatë, “dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘vrasja e rëndë në tentativë, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës