Pastruesja e 120 mijë eurove në realitet kishte vjedhur mbi 400 mijë euro me të birin, i kishte fshehur tek tubi i aspirimit
Është thelluar edhe më tej rasti i një punonjëseje të mirëmbajtjes me të birin e saj 23-vjeçar, të cilët kishin vjedhur 120 mijë euro nga shtëpia e një punëdhënëseje, kur në realitet është zbuluar se shumat e përvetësuara nga ata prej grabitjeve i kalonin 400 mijë eurot.
Kështu ka zbuluar një hetim i gjerë i Policisë së Shtetit, të cilët gjatë kontrollit të banesës, kanë gjetur të fshehur në tubat e aspirimit 404 mijë e 800 euro, 8 mijë e 500 dollarë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Të gjitha këto janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të rëndojnë mbi dy të akuzuarit në procesin ndaj tyre.
Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi, u bënë emra të njohur për shqiptarët, pas rastit flagrant të grabitjes së 120 mijë eurove nga një shtëpi në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, ku e ëma ishte e kontraktuar si mirëmbajtëse e apartamentit.
Djali ndërkaq, nuk ngurronte as të bënte publike në media sociale jetën e tij luksoze, ku publikonte fotografi me makina të shtrenjta e bizhuteri të shumta.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Rozeta Dobi, e cila ishte punonjëse e mirëmbajtjes në shtëpinë ku u vodh shuma e parave, e organizoi dhe inskenoi bashkë me të birin gjithë skenarin, duke e lënë shtëpinë rrëmujë.
Më pas, me lekët e grabitura, ata kishin blerë edhe dy automjete luksoze, si edhe bizhuteri të shumta.
Ishte një operacion policor, i koduar “Inside”, ai i cili bëri të mundur kapjen e të dyve.
Gjatë kapjes së tyre, janë sekuestruar mbi 8 milionë lekë, të cilat dyshohet se ishin vjedhur nga banesa, tre automjete (dy prej të cilëve të blerë me paratë e vjedhura) si edhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimit.
Nga provat e siguruara prej organeve hetuese, është zbuluar se Dobi ka qenë e punësuar në mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve dhe ajo së bashku me djalin e saj, e kanë vjedhur shumën e madhe, duke përfshirë sende me vlerë.
Gjatë kontrollit fillestar në banesë, atyre iu gjetën shuma parash në vlerën e 58 mijë e 150 eurove, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë dhe sende me vlerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Me 120 mijë eurot që vodhi me të ëmën, bënte jetën e luksit 23-vjeçari në Tiranë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo