Coinbase, shkëmbimi i kriptomonedhave me bazë në SHBA, ka arritur një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh me Departamentin e Shërbimeve Financiare të New York-ut (DFS).
Marrëveshja, e cila përfshin një gjobë prej 50 milionë dollarësh, mbyll hetimin e rregullatorit për pajtueshmërinë e firmës me kërkesat për të parandaluar pastrimin e parave.
Departamenti ka zbuluar se Coinbase i kishte trajtuar kërkesat e tij të hyrjes për klientët si një “kontroll i thjeshtë” dhe se nuk kishte bërë kontrolle të mjaftueshme.
“Coinbase nuk arriti të ndërtonte dhe mbante një program funksional të pajtueshmërisë që mund të mbante ritmin me rritjen e tij. Ky dështim e ekspozoi Coinbase ndaj aktivitetit të mundshëm kriminal”, ka thënë mbikëqyrësi Adrienne Harris.
Kurse Paul Grewal, zyrtari kryesor ligjor i Coinbase, ka thënë se firma i ka adresuar problemet.
Coinbase ka njoftuar se hetimi u përqendrua në programin e pajtueshmërisë së kompanisë rreth viteve 2018 dhe 2019, si dhe në ngarkesat e pajtueshmërisë teksa shkëmbimi u rrit në vitin 2021.
Firma, një nga shkëmbimet më të mëdha globale të kriptove, do të paguajë 50 milionë dollarë të tjera për të rritur përpjekjet e pajtueshmërisë që synojnë bllokimin e kriminelëve të mundshëm nga përdorimi i shkëmbimit.
Coinbase ka qenë nën shqyrtim nga departamenti dhe rregullatorë të tjerë.
Më parë, ajo ka zbuluar marrjen e fletëthirrjeve hetimore dhe kërkesave nga Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të SHBA-ve për dokumente dhe informacion.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA kërkon 36 muaj burg për themeluesin e Binance
-
Samsung do të prodhojë gjeneratën e fundit të gjysmëpërçuesve në SHBA përpara TSMC-së
-
Sulmet kibernetike janë një kërcënim për stabilitetin financiar global, paralajmëron FMN
-
Grupet tajvaneze shqyrtojnë ngritjen e selive jashtë shtetit në rast sulmi
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku