Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, të mërkurën e 4 janarit.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bekim Kupina.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023”.
“Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka thënë Kupina për AP.
Për këtë ligj ishte paralajmëruar se do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kishte thënë se në rast se me Ligjin për Paga parashihet ulja e pagave për gjyqtarët “do t’i shikojë të gjitha mundësitë që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”.
Me Projektligjin për paga nga Qeveria e Kosovës, më 23 nëntor, ulje të pagës kishin pësuar edhe gjyqtarët edhe prokurorët.
Projektligjin për pagat e kishte prezantuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para ministrave, i cili ka bërë të ditur se ky projektligj është duke u krijuar për herë të parë në Kosovë.
“Ky projektligj po krijohet për herë të parë në Republikën e Kosovës, sistemin e unifikuar të pagave ky sistem ka në thelb drejtësinë rregullimin e pagës për të gjithë të punësuarit që paguhen nga shteti”, kishte deklaruar Kurti.
Ekzekutivi, kishte dorëzuar ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj vendimit të gjykatës për pezullimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo pasi, më 2 dhjetor, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Osmani uron Siljanovska-Davkova-n nga VMRO – DPMNE, por jo edhe Ali Ahmetin
-
BE është e plotë vetëm me integrimin e Ballkanit Perëndimor, thotë Hasani
-
Ish-kreu i shërbimit sekret izraelit: Lironi Barghoutin dhe vendosni për dy shtete – kështu mposhtet Hamasi
-
Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13