Tensionet në Veri, eurodeputeti slloven: Lojë e Kurtit e Vuçiç’it për t’i forcuar pozicionet negociuese
Deputeti slloven i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj, në një intervistë për mediumin boshnjak “Oslobodenje”, duke folur për raportet e tensionuara Kosovë-Serbi, tha se Bashkimi Evropian ka arritur në pikën që marrëveshja duhet të mbyllet një herë e mirë.
Serbët etnikë në veri të Kosovës, ku janë shumicë, kanë ngritur barrikada prej më shumë se 10 ditësh, gjë që shkaktoi edhe një ashpërsim të retorikës duke kërcënuar me luftë, sidomos nga zyrtarët serbë.
Megjithatë, eurodeputeti vlerësoi se aktualisht s’ka oreks të fortë për ndonjë luftë tjetër në rajon, sepse sipas tij, e gjitha është një përpjekje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për t’i forcuar pozicionet negociuese, para marrëveshjes eventuale bazuar në planin franko-gjerman (evropian).
“Ajo që po shohim aktualisht në Kosovë është, para së gjithash, një lojë në funksion të negociatave diplomatike, konsolidimit të qëndrimeve para fillimit të negociatave, e cila në fund do të sjellë një zgjidhje të përhershme. Unë besoj fuqishëm se nuk do të ketë konflikt dhe luftë të re në Ballkanin Perëndimor. As BE dhe as NATO nuk do ta lejojnë këtë”, pohoi Groshelj.
Por, siç theksoi Groshelj, një marrëveshje eventuale mes palëve “ose do të ngrijë status quo’në ose do të sjellë një zgjidhje përfundimtare – njohjes reciproke ose bashkëjetesën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
Ndërkaq, ai ka komentuar edhe atmosferën aktuale brenda BE-së pas agresionit rus në Ukrainë, për të cilën theksoi se qëndrimi i Unionit s’do të ndryshojë sa i përket mbështetjes unanime për ukrainasit.
“BE-ja ka një politikë shumë të qartë për të mbështetur Ukrainën në këtë luftë të agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo nuk do të ndryshojë. Unë mendoj se në muajt e ardhshëm, BE-ja do të duhet të rrisë mbështetjen e saj, si financiarisht, ashtu edhe materialisht dhe teknikisht, si dhe në aspektin e armatosjes së ushtrisë ukrainase”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste
-
Deputeti gjerman, Borrell-it: Jepi fund politikës së shurdhër ndaj Serbisë
-
Vuçiç i kërkoi personalisht Macron-it ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në KiE, pretendon Knaus
-
Regresi i Kosovës në lirinë e medias, Tahiri: S’do të kalohet pa llogaridhënie në Kuvend
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste