Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin e tij
Kryetarja e Asamblesë Parlamentare (AP) të NATO-s, Joëlle Garriaud-Maylam, deklaroi se KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
“Unë jam mirënjohëse për gratë dhe burrat shërbyes të KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit. Gjithashtu shpreh mirënjohjen time për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm me EULEX-in në Kosovë dhe autoritetet në Kosovë. Vërej se NATO e ka bërë të qartë se KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin e tij”.
Ajo shtoi se mbetet thellësisht e shqetësuar nga zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Sipas saj, kërcënimet dhe aktet e përsëritura të frikësimit dhe dhunës nga individë të armatosur, përfshirë sulmin e kësaj fundjave ndaj patrullës së zbulimit të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) janë të papranueshme.
Garriaud-Maylam bëri thirrje se “ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi” dhe se “barrikadat e ngritura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë”.
“I inkurajoj të gjitha palët të punojnë drejt vendosjes së qetësisë dhe stabilitetit, të përmbahen nga dhuna e mëtejshme, si dhe veprimet provokuese dhe retorika dhe të ndërmarrin hapa për të de-përshkallëzuar situatën”, shtoi zyrtarja e NATO-s.
Për kryetaren e AP-së së NATO-s, rruga përpara duhet të përshkruhet përmes negociatave të vazhdueshme dhe konstruktive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Të gjitha palët duhet të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja, vërejti Joëlle Garriaud-Maylam.
Sakaq, ajo mirëpriti vendimin e fundit të autoriteteve në Kosovë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore si një hap konstruktiv duke pasur parasysh kontekstin aktual.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin