Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione ndaj njerëzve dhe kompanive, duke përfshirë “Pingtan Marine Enterprises, Ltd.”, të listuar në NASDAQ.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar vendimin e Thesarit Amerikan.
Washington-i zyrtar thotë se motivimi i sanskioneve është abuzimi i të drejtave të njeriut të lidhura me peshkimin e paligjshëm me bazë në Kinë.
Departamenti i Thesarit Amerikan vendosi sanksione ndaj Li Zhenyu dhe Xinrong Zhuo, të dy shtetas kinezë, dhe 10 entitete që ata kontrollojnë, duke përfshirë “Dalian Ocean Fishing Co., Ltd.” dhe “Pingtan Marine Enterprise, Ltd.” (PME).
Autoritetet amerikane gjithashtu shënjestruan 157 anije peshkimi me flamur kinez të lidhura me ato entitete.
“Thesari dënon praktikat e atyre që janë sanksionuar sot, të cilat shpesh përfshijnë abuzimin e të drejtave të njeriut, minojnë standardet themelore të punës dhe mjedisit dhe dëmtojnë perspektivat ekonomike të popullatave lokale në Indo-Paqësor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.
Emërtimi i PME-s shënon herën e parë që SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj një entiteti të listuar në bursën NASDAQ.
Thesari Amerikan lëshoi gjithashtu licenca të përgjithshme që lejojnë personat amerikanë të angazhohen në transaksione të caktuara që lidhen me mbylljen e kontratave financiare dhe marrëveshjeve të tjera që lidhen me PME-n ose shitjen ose transferimin e borxhit ose kapitalit të PME-s deri më 9 mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë