Në kuadër të aktiviteteve që kremtojnë të hënën e 28 nëntorit Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 110 vjetorin e Pavarësisë, krerët qeveritarë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë vijuar vizitën e tyrë në Vlorë.
Rolin e “guidës” turistike e ka marrë përsipër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç e dëshmojnë pamjet nga qyteti bregdetar.
Fillimisht, përfaqësuesit e lartë të të dyja vendeve iu drejtuan muzeut “Kosova” në Vlorë ku u takuan me deputetin demokrat Bujar Leskaj.
Brenda muzeut gjenden dy pavione, ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Pasi vërejtën ambientet e restauruara dhe historike, presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i qeverisë Albin Kurti drejtuan udhën e tyre për nga shëtitorja e re.
Përgjatë rrugës, qytetarët vlonjatë u siguruan që krerët e qeverisë së Kosovës të ndiheshin “si në shtëpinë e tyre”.
Shumë prej tyre përshëndetën përzemërsisht dy udhëheqësit, madje disa prej tyre denjuan edhe t’iu shtrëngonin dorën liderëve në këtë ditë festive.
Pasi qëndruan për pak momente përballë godinës së bashkisë së Vlorës, ata iu drejtuan zonës së njohur si Lungomare.
Në të qëndronin orkestrat frymore nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat mbushën diellin dhe ngrohtësinë e ditës me nota muzikore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës