Pas fitores së madhe të Juventus përballë Lazio-s, rradhën sot e kanë Milan, Roma dhe Napoli.
Skuadra e Pioli-t për të mos i mundësuar Juventus-it që me një ndeshje më pak të jetë vetëm një pikë prapa, do tentojë triumfin përballë Verona-s si musafire e tyre.
Ndeshja e orës 15:00, e gjen Milan-in me shumë mungesa, të cilat janë Rebic, Mandzukic, Ibrahimovic, Çalhanoglu dhe Bennacer.
Mes shumë mungesave, Milan duhet me patjetër të kthet te fitorja, nëse nuk dëshiron që nga gara për titull, të bëhet pjesë e garës për vendin në Champions.
Roma, e cila deri më tani është në një luftë të ashpër me Atalanta-n për vendin e katërt, pret Genoa-n në “Olimpico” me fillim në 12:30.
Përkundër mungesave, sot pritet të jetë një ndeshje e lehtë për Roma-n, kundër Genoa-s që ka dështuar të fitoj në katër ndeshjet e fundit.
Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Napoli pret Bologna-n me synim që të kthehet te fitoret pas formës së dobët që ka shfaqur në pesë javët e fundit.
Napoli është pesë pikë pas vendit të katërt, Atalanta-s, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshjet tjera të ditës janë:
Crotone – Torino, 15:00
Fiorentina – Parma, 15:00
Sampdoria – Cagliari, 18:00
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës