Armando Broja me shumë gjasa do të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.
Për sulmuesin e talentuar shqiptar kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë disa West Ham e Milan, derisa së fundmi ka hyrë në garë edhe Atletico Madrid.
Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, trajneri i Atletico-s, Diego Simeone është një adhurues i madh i bomberit kuqezi dhe dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadër.
Mediat në Spanjë raportojnë që Atletico do ta bëjë një ofertë prej rreth 30 milionë euro në dimrin e ardhshëm, për ta transferuar Brojën.
21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat me Chelsea-n, ku ka edhe një gol të realizuar.
Megjithatë, shumica e këtyre ndeshjeve ishin nga banka rezervë, pasi që ai nuk po arrin të jetë në formacionin titullar te blutë e Londrës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE