Kremlini zyrtar mohoi të martën e 18 tetorit se forcat ruse kishin përdorur drone iraniane për të sulmuar Ukrainën.
Udhëheqësit ukrainas kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve iranianë Shahed-136 “kamikaze”, të cilët shpërthejnë, në sulmet në Kiev.
Disa imazhe të postuara në mediat sociale treguan drone me krahë delta, të ngjashëm me modelin iranian, duke u përdorur në një sulm në kryeqytetin ukrainas të hënën.
I pyetur nëse Rusia kishte përdorur dronët iranianë në fushatën e saj në Ukrainë, Dmitry Peskov tha se Kremlini nuk kishte asnjë informacion në lidhje me përdorimin e tyre.
“Përdoren pajisje ruse me nomenklaturë ruse”, tha ai. “Të gjitha pyetjet e mëtejshme duhet t’i drejtohen Ministrisë së Mbrojtjes”.
Irani mohon furnizimin me dronë për Rusinë dhe rrënojat nga të paktën një dron treguan emrin rus “Geran-2” (Geranium-2).
Shpërthime të shumta në Kiev, raportohet për sulme me dron kamikazë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’