Edinson Cavani ka gjetur për herë të parë rrugën e rrjetës me ekipin e tij, Valencia-n, duke shënuar dy gola ndaj Elche-s.
Megjithatë, golat e uruguaianit nuk mjaftuan për t’ia dhuruar tre pikët e radhës ekipit të Gennaro Gattuso-s, të cilët u ndalën në barazim 2:2 në ndeshjen e javës së nëntë në La Liga.
Sfida u zhbllokua nga Elche, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 29-të, ku u tregua i saktë nga penalltia Pere Milla.
Reagimi i vendasve erdhi që në pjesën e parë. Fillimisht Cavani gjeti goli ne parë me fanellën e Valencia-s në minutën e 41-të, i cili shënoi nga penalltia. Ndërsa në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë, “El Matador” shënoi për 2:1.
Megjithatë, mysafiret barazuan përsëri rezultatin në minutën e 65-të me anë të Milla-s.
Në minutat në vazhdim, ekipi i Gattuso-s kërkoi me ngulm golin e fitores, por ata nuk e arritën dhe u desh të kënaqeshin me vetëm një pikë nga kjo ndeshje.
Me këtë barazim, Valencia mban vendin e shtatë në tabelë me 14 pikë, ndërsa Elche ka vetëm tre pikë nga po kaq barazime në vendin e fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit