Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.
Në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë, të gjithë ishin pro.
Në sallë nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës, përveç Albena Reshitajt, e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Mirëpo, me po aq vota, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për edukimin në fëmijëri të hershme.
Në këtë vendim përfshihet: Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit, ndalimi i përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave, mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik dhe masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.
Ndryshe, sipas Ministrisë së Ekonomisë, prodhimi ditor i rrymës në KEK aktualisht është 507 megavat në orë, kurse kërkesa për konsum është deri në 750 megavat në orë, kurse diferenca tjetër duhet të importohet.
Çmimi i energjisë në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për megavat.
Një megavat energji në gusht të vitit të kaluar ka kushtuar deri në 150 euro.
Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.
Gjatë muajit gusht Kosova ishte ballafaquar me reduktime të vazhdueshme të energjisë elektrike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”