Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar të dielën mundësinë që do të përsërisë kërkesën për shkurtimin e mandatit të parlamentit, ndërsa kur është pyetur për kritikat ndaj tij nga kryeministri me mandat teknik Dritan Abazoviç, presidenti ka theksuar se ka mundur kundërshtarë shumë ma serioz se Abazoviçi.
“Gjatë 30 viteve të mëparshme kam mundur kundërshtarë shumë më serioz se Dritan Abazoviç-in, ata kishin të njëjtën dëshirë që ka edhe ai. Ata ikën sot, unë jam këtu”, tha Gjukanoviç në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Gjukanoviç ka thënë se do të vazhdojë me “iniciativa të ndryshme, duke pasur kujdes të rreptë për respektimin e Kushtetutës”, duke vlerësuar se në fund të fundit është i mundur vetëm një skenar, e ai është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“E shoh që publiku po debaton me iniciativën time inekzistente. Unë nuk e kam kaluar dekretin për shpërndarjen e parlamentit, kam iniciuar nismën që parlamenti të shkurtojë mandatin, kjo është e drejtë e padiskutueshme e presidentit të shtetit në rrethanat e dhëna”, thotë ai.
“Kur bëhet fjalë për dekretin për shpërndarjen e parlamentit, këtë mundësi e ka presidenti, por parakushtet për aktivizimin e këtij mekanizmi janë të përshkruara saktësisht në Kushtetutë”.
Ai beson se kriza në Mal të Zi daton që nga viti 2015, kur, siç thotë ai, filloi rrënimi i parlamentit malazez për shkak të orientimit properëndimor të Malit të Zi dhe synimit të tij për t’u bërë anëtar i NATO-s, i cili u pasua nga tentativa për grusht shtet në vitin 2016.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës