Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard thotë se Douglas Luiz nuk është afër nënshkrimit të një kontrate të re për të shmangur interesimin nga Arsenal-i.
Topçinjtë bënë dy oferta transferimi për mesfushorin brazilian me afrimin e afatit të transferimit këtë verë, të cilat të dyja u refuzuan nga Villa.
Interesi i tyre pritet të ringjallet në janar, por Villa ka shpresuar që 24-vjeçari të nënshkruajë një marrëveshje të re.
“Asnjë lajm në lidhje me zgjatjen e qëndrimit të tij këtu, kështu që kjo nuk ka ndryshuar”, tha Gerrard. “Por ajo që do të thoja është se ai është shumë i fokusuar, është stërvitur mirë”.
“A jam i befasuar nga spekulimet? Jo, sepse ne kemi një lojtar të ri brazilian që është një talent fantastik, kështu që pres që të më bëhet kjo pyetje shumë me përparimin e sezonit”.
“Ne duam që ai të qëndrojë këtu, pronarët ishin shumë të fortë për ta mbajtur atë këtu. Sigurisht që ne nuk donim ta humbnim atë në ditën e fundit dhe ai ka performuar shumë mirë që atëherë dhe është stërvitur shumë mirë dhe është gati të luaj kundër Leeds”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë