Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar në një emision televiziv në TV Pink se Serbia presion më të madh ndërkombëtar se tani nuk ka pasur qysh nga viti 1999.
Sipas Brnabiç ky presion është shtuar si “reagim ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York”.
“Vuçiç ua tha të vërtetën”, deklaroi Brnabiç, prandaj sipas saj u rrit edhe presioni.
“Për ata që e dëgjuan me kujdes presidentin në fjalimet e tij në muajt e kaluar, ai e ka përmendur qartë disa herë se në gjysmën e dytë të shtatorit ato presione do të jenë edhe më të forta”, deklaroi ajo.
“Kjo fundjavë ishte ferr për ne”, shtoi vartësja e Vuçiç.
“Dje filloi një furi për shkak të nënshkrimit të planit konsultativ me Rusinë, i cili është vetëm një justifikim për sulm ndaj Serbisë. Është një dokument jo detyrues së pari dhe së dyti është një dokument që është firmosur prej 26 vjetësh. Dhe nën tre, nëse dikush do ta kishte shikuar me vëmendje do të kishte parë se aspekti i sigurisë nuk përmendet në këtë plan”.
“Ata (perëndimi) po përpiqen ta përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ai plan konsultativ nuk ka fuqi ligjore, nuk është miratuar nga Qeveria e Serbisë. Ata vetëm kërkonin ndonjë arsye për të sulmuar dhe bërë presion ndaj Serbisë”.
Brnabiç më pas vazhdoi me lëvdata për shefin e saj, për të cilin tha se nga viti 2013 kur ka ardhur në pushtet ka filluar politikë të jashtme të pavarur dhe “Vuçiç do të insistojë që Serbia të vazhdojë të udhëheqë një politikë të jashtme të pavarur, sado e vështirë të jetë”.
Serbia në New York ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë që në politikën e jashtme do të koordinohen dhe konsultohen në mënyrë të vazhdueshme.
Kjo marrëveshje vjen në kohën kur Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër e botës perëndimore i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të mësymjes ushtarake në Ukrainë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës