Të hënën e 26 shtatorit, mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, derisa në rend dite do të jetë edhe kërkesa për interpelancë e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.
“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet në njoftimin e zyrws pwr media tw Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, më 31 gusht, Murati, në një konferencë për media pati bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.
Murati: Shkaku i grevës në sektorin publik, bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave
Ai kishte njoftuar se ekzekutimi i pagave ju është bërë vetëm për një pjesë të organizatave buxhetore, pra pagat në këtë rast janë procesuar vetëm atyre organizatave buxhetore që kanë arritur të kompletojnë me kohë listat e pagave të përditësuara.
“Siç e dini greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK-ja në fund të muajit gusht, ka krijuar nevojën që të riprocesohen llogaritjet për ato organizata buxhetore që ndikohen nga grevat, për këtë arsye kemi kërkuar përditësimin e listave të grevistëve ashtu që të respektohet neni 18.1 të ligjit për grevat”, kishte thënë ai në një konferencë për media.
“Mirëpo meqenëse përditësimi i listave të pagave nuk ka arritur të ndodh me kohë nga këto organizata buxhetore, ka qenë e pamundur që të procesohen edhe me pagat e tyre në ditën e sotme”, ka shtuar ai.
Sipas Muratit, gjithë në këtë mes është e padrejtë të shkohet me ndalesë uniforme të pagës.
Një ditë më vonë, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, pati njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ua ka ndalur pagat punëtorëve që janë në grevë.
“Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë mësimdhënësve, por t’ua japë atyre që u shërbejnë popullit”, tha Jasharaj gjatë një konference për media.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel