City Football Group (CFG) ka zgjeruar portofolin e klubeve që zotëron. Grupi që kontrollon skuadrën e Manchester City-t, së fundmi bleu aksionet e klubit italian të Palermo-s. Por, duket se ata nuk u ndalen me aq dhe tani kanë arritur marrëveshjen për një tjetër klub.
Sipas prestigjozes “Goal”, CFG ka bërë ofertën në shifrën e 135 milionë eurove për të marrë nën kontroll 90% të aksioneve të Esporte Club Bahia.
Presidenti aktual i klubit, Guilherme Bellintani do të qëndrojë në krye të klubit. Ndërsa, CFG do të mbulojë dhe pjesën e borxhit prej 58 milionë eurosh.
Në mars, CFG kishte ofruar 181 milionë euro për të blerë një tjetër klub brazilian, Atletico Mineiro. Megjithatë negociatat nuk duket se janë në fazë të avancuar tashmë.
Në prilli, grupi u tërhoq nga blerja e klubit holandez të NAC Breda, pavarësisht se marrëveshja ishte e mbyllur. Ata morën menjëherë Palermo-n në Serie B.
Grupi tashmë është aksioner në 11 klube futbolli në mbarë botën: Manchester City (Angli), Girona (Spanjë), ESTAC Troyes (Francë), Palermo (Itali), New York City (SHBA), Melbourne City (Australi), Yokohama Marinos (Japoni), Montevideo City Torque (Uruguai), Sichuan Jiuniu (Kinë), Mumbai City (Indi) dhe Lommel SK (Belgjikë).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës