Në intervistën e tij të fundit, legjenda e tenisit Roger Feder shpjegoi më në detaje vendimin që mori javën e kaluar për t’u pensionuar nga tenisi.
Ai tregoi se ishte një vendim i vështirë dhe emocional, por ai e ndjente të detyruar ta merrte.
“Vendimi ishte në një farë mënyre i vështirë për t’u marrë sepse nuk dëshiron ta marrësh kurrë. Unë mendoj se si një atlet profesionist, ti dëshiron të jesh gjithmonë aktiv përgjithmonë. Ishte koha që unë të tërhiqesha. Mendoj se një moment si ky nuk vjen brenda natës. Ishte një proces – emocional – që në fund mendova se ia dolëm mirë, me familjen, ekipin, miqtë e mi më të ngushtë”.
“Ishte koha që të pensionohesha. Mendoj se një moment si ky nuk vjen brenda natës. Ishte një proces – emocional”.
Lëndimet gjithashtu luajtën rolin e tyre në vendimin e tij për të u pensionuar. Ishte pak ditë pas Wimbledon-it në korrik, kur dyshimet e tij filluan të forcoheshin gjithnjë e më shumë. Federer shpjegoi se ai filloi të pyeste veten nëse ia vlente të luante me dhimbjen qw kishte. “Fillova të pyes veten: Po tani? Vetëm se (dëmtimi) ka qenë i njëjtë për një kohë të gjatë dhe pa përmirësim. E di që pensionimi është vendimi i duhur dhe i vetmi i mundshëm”, tha ai.
20-herë fituesi i Grand Slam është aktualisht në Londër për të luajtur në ndeshjet e fundit të karrierës së tij në Laver Cup. Pavarësisht kësaj, zvicerani zbuloi dëshirën e tij për të mbetur i përfshirë në njëfarë mënyre në botën e tenisit. “Nuk do të ndalem së luajturi tenis, thjesht nuk do të luaj më për pikë”.
Tani që ka më shumë kohë të lirë, Federer gjithashtu dëshiron të kalojë më shumë kohë me gruan dhe fëmijët e tij: “Unë kam katër fëmijët e mi, të cilët gjithashtu janë ende të vegjël, kështu që padyshim që dua të jem aty për ta”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
-
Fonseca mohon marrëveshjen me Marseille mes lidhjeve me Milan-in
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë