Sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak, duket se do t’i bashkohet Newcastle United pasi klubit iu pranua një ofertë prej 70 milionë euro, sipas Diario Vasco.
Isak, 22 vjeç, ka shënuar 44 gola dhe tetë asistime në 132 paraqitje në klub – duke përfshirë 10 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar – pasi nënshkroi nga Borussia Dortmund për 15 milionë euro në vitin 2019.
Newcastle, të cilët janë në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), fondi më i madh i pasurisë sovrane në botë, janë gati të shpenzojnë 70 milionë euro dhe 5 milionë euro shtesë, ndërsa Sociedad do të marrë 10% nga çdo transferim i ardhshëm.
Reprezentuesi suedez ishte raportuar si objektiv i Arsenalit në fillim të këtij viti, por ai duket se zgjodhi klubin londinez.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE