Haxhiu për dhunën ndaj grave: Është rrënjosur aq thellë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësimin me dhunën fizike ndaj grave, vajzave e fëmijëve.
Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka sqaruar se për rastin e dhunës së ushtruar ndaj një vajzë të mitur në Prizren ka raportuar policinë dhe prokurorinë.
“Çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë. Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen”.
Ndërkaq, theksoi se dhuna është rrënjosur thellë në shoqëri saqë po ushtrohet edhe publikisht.
“Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve. Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura”.
Në dhjetor të vitit 2021, ishte protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës kundër abuzimit dhe dhunës ndaj grave, e organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet, Artpolis.
Kjo për shkak se, dhuna në familje ndaj grave dhe vajzave “po durohet në heshtje”.
Një numër i madh i grave dhe vajzave të veshura në të bardha, kishin marshuar drejt Qeverisë së Kosovës, me moton ““BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
5 njësi të Ushtrisë Izraelite përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thonë SHBA-të
-
Në prag të zgjedhjeve: Cilat janë grupimet evropiane
-
Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella
-
Guerot: Kosova nëse do t’i rrisë gjasat për anëtarësim në KiE ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës