Futbollisti i Crystal Palace, Joachim Andersen, ka marrë mesazhe kërcënuese nga tifozët e Liverpool-it.
Këta të fundit e kërcënuan me vdekje mbrojtësin danez, pasi ai provokoi sulmuesin e Liverpool-it, Darwin Nunez-in, ku ky i fundit e goditi me kokë atë, çka bëri që të përjashtohet nga loja.
Se është kërcënuar, e ka zbuluar vetë mbrojtësi i Crystal Palace, derisa ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale.
Joachim Andersen’s Instagram messages after last night are an absolute horror-show.
These people astound me. Imagine writing any of that to another human being. pic.twitter.com/D2Pqbj7KK2
— HLTCO (@HLTCO) August 16, 2022
“Kam marrë ndoshta 400 nga këto mesazhe mbrëmë. Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni të veproni si të fortë në internet”, shkruan Andersen.
Sa i përket ndeshjes mes Liverpool-it dhe Crystal Palace, ai përfundoi me rezultat 1:1, ku pa dyshim që ndikoi edhe kartoni i kuq i marrë nga blerja 100 milionë euro e Liverpool-it.
Nunez gjithashtu rrezikon të pezullohet edhe për disa ndeshje për veprimin e bërë në mbrëmjen e së hënës.
Kjo mund të ndikojë edhe te Liverpool-i, të cilët patën një start mjaft të dobët në këtë fillim të kampionatit, duke marrë vetën dy barazime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës