Milani triumfoi me rezultat 1:2 në udhëtim te Roma, por si duket “Rossonerët”, nuk munden t’iu gëzohen edhe aq shumë këtyre tri pikëve shumë të rëndsishme.
Zlatan Ibrahimoviç, Hakan Calhanoglu dhe Ante Rebic lanë fushën e lojës para kohe në “Olimpico” për shkak të dëmtimeve, dhe pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët konstatuan se lëndimi i Ibras duket të jetë më serioz.
Sulmuesi 39-vjeçar, ka bërë një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, dhe gjendja e tij do të verifikohet pas 10 ditësh, teksa te Milani i druhen një ndalese të gjatë të Ibras.
Tani më është e sigurt që suedezi nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit për ndeshjet në ligë ndaj Udineses, Veronës e Napolit por edhe në dy sfidat e Ligës së Evropës ndaj ish-ekipit të tij Manchester United.
Ndërsa për Calhanoglu dhe Rebic, situatat mjekësore janë më të lehta, ku turku do të humbasë vetëm ndeshjen e mesjavës ndaj Udineses dhe pritet të kthehet në fundjavë ndaj Veronës, ndërsa kroati, do të jetë menjëherë i gatshëm për Piolin, pasi që mjekët konstatuan se kishte vetëm lodhje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin