Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka propozuar tre hapa, të cilat sipas vlerësimit të tij, do të ndihmonin marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Hapi i parë, thotë Haradinaj, duhet të jetë komunikimi mes institucioneve të Kosovës dhe diplomatëve të Quint-it si dhe me serbët që jetojnë në Kosovë. Ai thekson se kjo duhet të arrihet deri më 1 shtator.
Hapi i dytë duhet të jetë angazhimi i përmbajtur pas takimit të caktuar më 18 gusht mes Kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, veçanërisht mënjanimit të retorikës luftënxitëse.
Pika e tretë, po aq e rëndësishme është që udhëheqësit e Bashkimit Evropian, t’ia dorëzojnë agjendën e dialogut presidentit Joe Biden.
Haradinaj beson se marrëveshja finale me njohe të ndërsjellë duhet të udhëhiqet nga Shtëpia e Bardhë, përkatësisht presidenti amerikan, Joe Biden.
Por, ai thekson se para se të ndermirën këta hapa, Kosova duhet të kryejë punët e shtëpisë, sidomos ligjin e pagave dhe benefitet për policinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen më 18 gusht në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërmjetësuesi i këtij takimi do të jetë shefi i diplomacisë evropiane Joseph Borrell.
Këto propozime vijnë pas konfirmimit të zyrtarëve të BE-së se më 18 gusht, në Bruksel, do të takohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Kujtojmë se të dielën e 31 korrikut pati tensione në veri të Kosovës, kur një barrikadë ishte vendosur në fshatin Rudarë në rrugën Mitrovicë – Zveçan – Leposaviq, pasi Qeveria e Kosovës pritej të niste zbatimin e vendimit për ndalimin e targave të lëshuara nga Serbia për veturat e serbëve në Veri të Kosovës, ku u kërkohet t’i regjistrojnë në RKS, si dhe ndalohet hyrja në Kosovë me dokumente identifikimi të Serbisë, si masë e reciprocitetit, ku do të pajisen me një dokument të posaçëm për hyrje të lëshuar nga Republika e Kosovës.
Qeveria, pas kërkesës së ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë u lëshuan dokumentet e para për hyrje-dalje.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mirëpriti vendimin e Kosovës, për të pranuar, siç tha ai, propozimin e shefit të bllokut evropian, Joseph Borrell, për shtyrjen e zbatimeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
Salianji akuzon SHISH-in se po përdoret, thotë se ka kthyer përgjigje “për t’u tallur” në Komisionin e TIMS
-
11 milionë euro i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit nga marrëveshjet e nënshkruara nga MASHT-i dhe MSH-ja