Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Presidenca përmes njoftimit ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani”, thuhet në komunikatën për media.
Ndër të tjera, Osmani ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshme, “karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon”.
“Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon”.
Gjithashtu Osmani ka përmendur se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Presidentja foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tornadot në Oklahoma vranë të paktën katër persona dhe lanë dhjetëra të plagosur
-
Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Punëtorët e ndihmës në Lampedusa dënojnë planin e Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, pas vizitës së Cleverly
-
Biden dhe Netanyahu flasin, ndërsa presioni rritet mbi bisedimet e armëpushimit në Rafah dhe Gaza