Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte i ftuar të hënën në “News 24”, në emisionin “Frontline” të gazetares, Marsela Karapanço.
Ai deklaroi se zgjedhjet do të bëhen më 25 prill dhe pranoi se mund të ketë provokime.
“Zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, askujt të mos i shkojë mendja të bëjë grusht shteti. Kemi qenë në grusht shteti pa pushim, ka të bëjë me kapjen e shtetit”.
Presidenti i Republikës, ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në këtë post, nëse sipas tij, Rama merr 71 mandate më 25 prill, pa u prekur vota.
“Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë”, përmbylli Meta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it