Sulmuesi brazilian, Willian, mund të rikthehet në Premier League-n angleze pas aventurës në vendlindje te skuadra e Corinthians.
Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Arsenal-it u largua në drejtim të Brazilit një vit më parë, pasi përfundoi kontratën me “topçinjtë”.
33-vjeçari sipas “Goal” mund të rikthehet, pasi nuk po ndihet “komod” në skuadrën nga Amerika e Jugut, ku ka realizuar vetëm një gol në 44 paraqitje.
Fulham-i interesohet për shërbimet e veteranit brazilian. Ai ka dhe 16 muaj kontratë me Corinthians-it, por një klauzolë e veçantë e lejon atë të rikthehet në Premier League.
Willian numëron 258 paraqitje në elitën e futbollit anglez. 36 gola dhe 44 asistime mbajnë emrin e tij. Ai është shpallur dhe dy herë kampion i ligës me Chelsea-n.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”