Një mjek në Shtetet e Bashkuara tërhoqi vëmendjen e medias sociale dhe jo vetëm. Ai ndoqi një gjyq virtual, ndërsa ishte në sallën e operacionit.
Scott Douglas Green, një kirurg plastik, u shfaq në uniformë dhe me maskë gjatë paraqitjes së tij të planifikuar në sallën e gjyqit të enjten e kaluar, 25 shkurt, njoftoi “The Sacramento Bee”. Pas tij dukeshin dritat kirurgjikale, pajisjet e tjera dhe një pacient jashtë kornizës.
Duke vëzhguar Green, gjyqtari tha, “Pra, nëse nuk gaboj, po shoh një të pandehur që është në mes të një salle operacioni, që duket se është i angazhuar në mënyrë aktive në ofrimin e shërbimeve për një pacient. A është e saktë, Z. Green? Apo duhet të them Dr. Green?”
Judge: “Unless I’m mistaken, I’m seeing a defendant who’s in the middle of an operating room appearing to be actively engaged in providing services to a patient. Is that correct, Mr. Green?”
Defendant: “Yes, sir.”
Judge: “Or should I say, Dr. Green.”
— Ajit Pai (@AjitPai) February 28, 2021
Në video, Dr. Green konfirmon se ai me të vërtetë po paraqitet për dëgjimin nga dhoma e kirurgjisë. “Po, tani jam në një sallë operacioni. Por unë jam në dispozicion për provë. Vazhdoni”, tha ai.
Kur u pyet nga komisioneri kryesues për operacionin dhe mbarëvajtjen e tij, mjeku tha se ai kishte “një tjetër kirurg këtu që po bën operacionin me mua”.
Që nga shpërndarja, videoja ka grumbulluar dhjetëra mijëra shikime në mediat sociale. Shumë përdorues thanë se mjeku, që merr pjesë në një seancë gjyqësore nga salla e operacionit, është i papërgjegjshëm. Të shumtë qenë ata që menduan se mjeku duhet të paditet nga pacienti.
Gjyqi u rivendos më 4 mars. Bordi Mjekësor i Kalifornisë tha të premten se ka në plan të hetojë Green. Ai deklaroi se “pret që mjekët të ndjekin standardin e kujdesit kur trajtojnë pacientët e tyre”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin