Disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës hip-hop, mund të rrëmbejnë trofeun “Moonman MTV Video Music Awards” në shtëpinë e tyre, kjo pasi Jack Harlow, Kendrick Lamar dhe Lil Nas X kryesojnë listën e të nominuarve për këtë vit.
Që të tre rep-artistët kanë nga shtatë nominime, duke vazhduar me Doja Cat dhe Harry Styles me nga gjashtë nominime, kurse disa nga të nominuarit e tjerë janë: Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Billie Eilish, Rosalia dhe Ed Sheeran.
Lista e performancës për shfaqjen vjetore të çmimeve, e cila do të mbahet më 28 gusht, ende nuk është shpallur – por organizatorët e VMA u premtojnë fansave “surpriza të mëdha”, sipas një njoftimi.
Harlow dhe Lil Nas X njihen për videon me temë burgu për bashkëpunimin e tyre në krye “Industry Baby”, ndërsa nominimet e Lamar shënojnë herën e parë që reperi Mr. Morale & The Big Steppers u njoh nga “VMA” që nga viti 2018.
Swift mburret me gjithsej pesë nominime – duke përfshirë videon e gjatë më të mirë – për filmin e saj të shkurtër, të drejtuar nga vet ajo ” All Too Well (Taylor’s Version) “, ku luajnë aktorët Sadie Sink dhe Dylan O’Brien.
Kategoritë e tjera të përfshira këtë vit janë “Performanca më e Mirë Metaverse” dhe “Videoja më e Mirë K-Pop”.
Madonna gjithashtu ka një nominim për këg֝ën Madame X’ – e 69-ta në total – që e bën atë artisten e vetme që merr një nominim për VMA në çdo dekadë.
Votimi i fansave për çmimet fillon nga data 26 korrik në vote.mtv.com.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit, pastaj shpërbërja e kuvendit dhe në fund data e zgjedhjeve
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Michael Cohen detajon se si ishte jeta si avokat i Trump-it
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës