Krasniqi përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në, uron që të ndodh edhe liberalizimi për Kosovën
Në rastin zyrtar të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, këto dy të fundet i ka uruar edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi shkroi se është “Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”.
“Është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin”.
Në dritë të kësaj hapje të negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Krasniqi uroi që “besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancojë edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”.
Shqipëria dhe Maqedonia sot zyrtarisht kanë filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
-
Vuçeviç e Hill diskutojnë për situatën “problematike” në Kosovë
-
Takimi Kurti – Krasniqi, Hamza: S’duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’