Autoritetet e Zvicrës, për shkak të pozicionit të saj të neutralitetit, kanë refuzuar kërkesën e NATO-s për të trajtuar personat ushtarakë dhe civilë, të cilët janë lënduar si pasojë e armiqësive pas pushtimit të Rusisë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë zvicerane.
Kantonët shprehën gatishmërinë për të ndihmuar viktimat, por Shërbimi Mjekësor Koordinues i Ushtrisë Zvicerane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Departamenti Federal i Shëndetësisë kanë filluar një analizë të kërkesës.
Pas hetimeve, Ministria e Punëve të Jashtme në një apel drejtuar dikastereve të tjera shkruante se refuzoi pranimin për arsye ligjore dhe praktike.
Argumenti kyç për Ministrinë e Punëve të Jashtme ishte shkelja e mundshme e statusit të një shteti neutral.
Kjo, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Vendet neutrale duhet të sigurojnë që, pas rimëkëmbjes, ushtria nuk mund të ri-angazhohet në armiqësi.
Zvicra gjithashtu refuzoi të pranonte civilë për trajtim, sepse “është praktikisht e pamundur të dallosh civilët nga ushtarët”.
“Aktualisht, shumë civilë në Ukrainë po marrin gjithashtu armët”, kryediplomati zviceran Johannes Matiassi.
Në të njëjtën kohë, raportohet se autoritetet zvicerane synojnë të ndihmojnë të plagosurit duke dërguar ndihma humanitare në spitalet civile në Ukrainë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare
-
Hamasi i jep dritën jeshile fazës së parë së marrëveshjes
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Shkërmoqen konservatorët në zgjedhjet vendore britanike, rezultojnë forcë e tretë
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare