Kosova do të duhej të bëhej pjesë e nismës rajonale të “Ballkanit të Hapur”, ka vlerësuar ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj.
Bashkëpunimet rajonale duhet të jenë në konsideratën e qasjes konstruktive të vendit, konsideron mes tjerash Hoxhaj.
“Sa kam qenë në postin e ministrit të Jashtëm, ne kemi ndjekur një qasje që qasje që Kosova të jetë pjesë e çdo organizatë, në çdo nismë rajonale. Ballkani i Hapur nuk është as organizatë, është një grup joformal i shteteve, sikurse është G7 apo G20”, tha deputeti i PDK-së në “Top Story”.
“Dhe në pikëpamjen time, për Kosovën do të ishte e lehtë nëse sillet në mënyrë konstruktive, kreative dhe merr pjesë në Ballkanin e Hapur dhe kërkon mbështetje nga shtetet që ne të bëhemi pjesë edhe e Këshillit të Europës, që të bëhemi pjesë e partneritetit për paqe të NATO-s”.
Në këtë kontekst, Hoxhaj vlerësoi se nuk duhet refuzuar “një nismë joformale për bashkëpunim rajonal” derisa në të njëjtën kohë “kërkon nga partnerët të shteteve të ndryshme që të mbështesin, qoftë ato në Strasburg apo Bruksel”.
Nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur” ndonëse Kosova ishte zotuar në Marrëveshjen e Uashington-it për pjesëmarrje, spektri politik i tërësishëm e ka kundërshtuar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi i qëndron nismën e Procesit të Berlinit, ngase, siç ka argumentuar ai, “ajo e ka BE-në brenda”, derisa, prap sipas tij, Ballkani i Hapur e lë BE-në jashtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës