Drita synon t’i vazhdojë garat evropiane për këtë sezon dhe për ta arritur atë duhet së paku ta mposht skuadrën finlandeze, Inter Turku-n.
Në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, nënkampioni i Kosovës duhet ta përmbysë humbjen prej 1:0 që e pësuan në ndeshjen e kaluar.
Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe intelektualët shpresojnë në një paraqitje shumë të mirë për të vazhduar tutje.
Sa i përket formës momentale, Inter Turku vazhdon të luajë në Superligën e Findlanës, pasi që atje tashmë është gjysma e sezonit.
Në ndeshjen e fundit, Turku pësoi humbje, derisa ata aktualisht renditen në vendin e pestë në tabelë, ku pas 13 ndeshjeve kanë grumbulluar 18 pikë.
Ndërsa pas ndeshjes së parë, Drita nuk ka zhvilluar asnjë miqësore, kështu duke ruajtur energjinë për këtë takim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive