Kanë rezultuar të infektuar 973 qytetarë në 24 orët e fundit, me virusin COVID-19, ku janë shënuar edhe dy humbje jete.
Këto shifra po risjellin në vëmendje një alarm të lartë të luftës kundër coronavirusit, ku prej muajsh nuk shënoheshin fatalitete dhe kishte raste të pakta.
Mirëpo, tashmë, po shihet një rritje e madhe ditore e rregullt e rasteve dhe vdekjeve.
Apel i vazhdueshëm ka qenë ai i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku marrja e dozës së tretë dhe të katërt të vaksinave është rekomanduar nga mjekët.
Çdo person mbi 12 vjeç mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në gjithë vendin.
Rastet më të shumta raportohen sërish në Tiranë. Por, rritje ka edhe në qytete si Fieri, Durrësi apo Berati.
Në tërësi, janë 5 mijë e 332 qytetarë aktivë me COVID-19 në Shqipëri dhe trajtim të specializuar po marrin 29 pacientë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet