Toni Kroos ka thënë se ai “nuk është i stresuar” që ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij me Real Madrid-in, me raportet se mesfushori gjerman do të shohë se si do të performojë këtë sezon përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Kroos, 32 vjeç, e mbajti vendin e tij si titullar vitin e kaluar pasi Madrid-i fitoi dy trofe, Champions League-n dhe LaLiga-n.
Por, u vu nën presion nga të rinjtë Eduardo Camavinga dhe Fede Valverde, ndërsa klubi ka shtuar Aurelien Tchouameni në listën e tyre të mesfushës këtë verë.
“Nuk jam aspak i stresuar”, tha ai për NTV të Gjermanisë. “Unë kam ende një vit kontratë me Madrid-in… Unë jam ende duke u argëtuar, nuk ka aspak presion për të vendosur këtë sot”, përfundoi Kroos.
Gjatë këtyre viteve të lavdishme për Real Madrid-in, Kroos ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm, i cili ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare