Gjermania raportoi deficitin e saj të parë tregtar mujor në tri dekada, pasi kompanitë u përballën me kosto në rritje për importet dhe kërkesë më të butë për produktet e tyre. E gjithë kjo mes një perspektive të errët ekonomike.
Mungesa e majit për ekonominë më të madhe të Evropës ishte 1 miliard euro, një hendek që nuk është parë që nga viti 1991.
Shitjet ndërkufitare ranë papritur me 0.5%, ndërsa importet u rritën me 2.7%, shumë më tepër se sa parashikonin ekonomistët.
“Nuk është aq e habitshme që eksportet po bien në mjedisin aktual”, tha Oliver Rakau, ekonomist në Oxford Economics në Frankfurt.
“Duhet të përqendroheni tek importet dhe atje veçanërisht te zhvillimet e çmimeve”.
Lufta mes Rusisë e Ukrainës dhe bllokimet e Kinës lidhur me COVID-in po shkaktojnë kërdi në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, me pasoja të konsiderueshme për ekonominë e orientuar nga eksporti të Gjermanisë.
Çmimet për importet, si: energjia, ushqimi dhe pjesët e përdorura nga prodhuesit u rritën me më shumë se 30% në maj krahasuar me një vit më parë, ndërsa ato të ngarkuara për eksportet u rritën me vetëm gjysmën e kësaj norme.
Edhe nëse të dhënat duken më pak të dukshme kur rregullohen për inflacionin, tregtia e jashtme do të ketë sërish një kontribut negativ në rritjen gjermane, e cila llogaritet gjithashtu në terma realë, tha Rakau.
Me rritjen e kostove të jetesës dhe pasigurisë së lartë, “perspektiva për tregtinë është mjaft e zymtë”, tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin