Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – “Anibar”, i cili do të zhvillohet mes datave 13 deri më 19 korrik, në qytetin e Pejës, ka shpalosur programin e tij.
Me gjithsej 9 kategori, 7 prej tyre garuese, festivali Anibar vjen me një program mjaft të pasur, ai sjellë një listë prej 300 filmash përfshirë këtu edhe seminaret, prezantimet dhe panelet të krijuara në Kosovë e vende të ndryshme të botës.
Kategoritë garuese për këtë edicion do të jenë gara: Ndërkombëtare, Studentore, Ballkanike, e Filmit te Metrazhit te Gjate, e Audiencës së re, e Videos Muzikore dhe gara për të Drejtat e Njeriut.
Këtë vit për herë të parë, programi i njohur si “Kids and Teens” (programi për fëmijë dhe adoleshent) tani do quhet programi i “Audiences së re”, dhe do të jetë edhe në kategorinë garuese.
Ndërkaq, programi i edukimit për këtë edicion do të ketë gjithsej 3 masterklasa dhe 4 punëtori, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth këtij mediumi kompleks.
Ky program do të monitorohet nga disa prej animatorëve më të njohur në botë dhe do të ofroj mundësi të shumta për të gjithë ata që e duan animacionin.
Rikujtojmë se edicioni i 13-të vjen me temën “Superstitions”, që në gjuhën shqipe i bie Besëtytnitë, kjo për faktin se 13-ta konsiderohet si një numër që përcjell fatin e keq.
“Ndonëse disave besëtytnitë mund t’u duken të liga dhe të paarsyeshme, të tjerët i konsiderojnë ato si ngushëlluese. Ato i ndihmojnë njerëzit të përballen me pasigurinë dhe duken mjaft të rëndësishme nga ana kulturore. Dikush mund të thotë se i japin kuptim jetës sonë. Ngjashmëritë e besëtytnive në kultura të ndryshme jo vetëm që na afrojnë, por ato gjithashtu priren të na japin një arsye të paimagjinueshme ose një shpjegim se përse ndodhin gjërat”, thuhet në përshkrimin e festivalit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin