Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani janë duke punuar për ta formuar ekipin e Monza-s për sezonin e ardhshëm.
Pas transferimit të Stefano Sensi-t, tani ekipi i posa inkuadruar në Serie A ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit të Italisë, Matteo Pessina.
25-vjeçari, i cili luan si mesfushor ofensiv, do të luajë me ekipin e vendlindjes, pasi ka lindur në Monza.
Pessiano do t’i kushtojë Berlusconi-t 15 milionë euro, derisa gjysma e këtyre parave do të shkojnë në arkat e klubit të Milan-it, që ka ruajtur 50% të kartonit të lojtarit në operacionin e kalimit të Cont-it në Milano në vitin 2017.
Pessina deri më tani numëron 14 ndeshje dhe katër gola me kombëtaren e Italisë, ndërsa vlen të theksohet se pati paraqitje mjaft të mira ku italianët fituan “Euro 2020” në vitin e kaluar.
Ky do të jetë përforcimi i pestë për Monza-n, pasi që më parë kanë siguruar Andrea Ranocchia dhe Andrea Carboni (mbrojtës), Alessio Cragno (portier) dhe Stefano Sensi (mesfushor).
Ndërsa mediat italiane shkruajnë se Berusconi dhe Galliani janë duke punuar për ta bindur Icardi-n të rikthehet në Serie A.
Kujtojmë që edicionin e ardhshëm Monza për herë të parë do të luajë në majat e futbollit italian, pasi që më parë kanë luajtur vetëm në nivele më të ulëta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës