Tashethemet për një përballje mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor vazhdojnë, por tashmë ka një vend dhe datë.
Një përballje e re mes “The Money” dhe “The Notorius” po fillon të marrë formë.
Ishte fillimisht irlandezi që, nëpërmjet një postimi në mediat sociale, dha aprovimin e tij për këtë përballje.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, Mayweather ka paraqitur një ofertë prej 157.9 milionë dollarë për t’u përballur me McGregor.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, ndeshja është paracaktuar të zhvillohet në mars të 2023-s në Lindjen e Mesme.
Ata u ndeshen pesë vite më parë, ku Mayweather triumfoi, duke siguruar fitoren në raundin e 10-të.
Nga ajo përballje, Mayweather fitoi 280 milionë dollarë. Ndërsa për McGregor shkuan 130 milionë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës