Testimi i matematikës nuk ka qenë një problem për maturantët në Shqipëri, ndryshe nga ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ku janë hasur vështirësi dhe ankesa prej nxënësve.
Sipas njoftimit zyrtar, në total, prej 29 mijë e 829 maturantësh, mbetës kanë qenë vetëm 1 mijë e 729. Nga ana tjetër, 234 syresh, kanë qenë ekselentë me notën 10.0.
Kalueshmëria në provim ka qenë prej 94.2% ndërsa nota mesatare në gjithë Shqipërinë, është 6.88.
Qarku i cili ka arritur rekordin absolut për notën mesatare është Kukësi, ku mesatarja e gjithë qarkut është 9.
Pavarësisht se në provimin e matematikës ka pasur më shumë nxënës mbetës, rezultatet kanë qenë ndjeshëm më të mira se sa ato të publikuara për lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
Aty me notë ekselente u vlerësuan vetëm katër nxënës. Megjithatë, kalueshmëria ishte më e lartë, pasi vetëm 383 nxënës rezultuan mbetës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë