Mbrojtësi italian, Mattia de Sciglio, ka rinovuar kontratën me Juventus-in, duke pranuar ulje të pagës. Ishte vetë klubi që ka zyrtarizuar marrëveshjen, duke shpërndarë lajmin në mediat sociale.
Kontrata e mbrojtësit të krahur përfundonte më 30 qershorin e këtij viti. Ai tashmë ka rinovuar deri në verën e 2025, kur të jetë 33 vjeç.
De Sciglio mbërriti nga Milan-i në verën e vitit 2017 për 12 milionë euro, të cilat u paguan për tre vite.
Deri më tani, mbrojtësi ka bërë 91 paraqitje në total për Juventus-in në të gjitha garat. Pas huazimit te Lyon-i në sezonin 2020-21, ai u rikthye te bardhezinjtë, ku u paraqit 29 herë në 2021-22.
Paga e mëparshme e mbrojtësit të krahut ishte 3 milionë euro neto, por që në arkat e klubit peshonte 5.55 milionë, pra ajo bruto.
Me kontratën e re, ai do të përfitojë 1.5 milionë euro ose 2.78 milionë bruto.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”