Këtë të marte në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Shqipërisë, Tirana, mund të konsiderohet me fat në këtë short, pasi që përballë do ta ketë kampionin e Luksemburgut, Dudelange.
Pra, krahasuar me ekipe të mundshme si: hungarezët e Ferencvarosh, bullgarët e Ludogorets e rumunët e Cluj, bardhekalëtrëit janë shortuar me kundërshtarin më të lehtë në letër.
Vlera e ekipit Dudelange sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë 2.32 milionë euro, ku lojtari më i shtrenjtë i tyre është Dejvid Sinani, i cili vlen 250 mijë euro.
Ndërsa Tirana ka në përbërje ekip që vlera e tyre shkon deri në 6.30 milionë euro, ku Taulant Seferi vlen më së shumti me 650 mijë euro.
Dudelange është ekipi më i trofeshëm në Luksemburg me 16 tituj kampion dhe tetë kupa të fituara.
Kurse sa i përket garave evropiane, ata kanë marrë pjesë rregullisht në raundin e parë kualifikues, derisa sukseset më të mëdha i kishte në sezonin 2018/19 dhe 2019/20.
Në këto sezone, Dudelange mori pjesë në Ligën e Evropës, ku njërën herë ishin në grup me Milan-in, Olympiacos-in dhe Betis-in, derisa herën tjetër ishin në grup me Sevilla-n, APOEL dhe Qarabag.
Ndeshja e parë mes Tiranës dhe Dudelange do të zhvillohet me 5 ose 6 korrik në udhëtim, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Air Albania” një javë më vonë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit