Gareth Bale mund të jetë nënshkrimi i madh i Roma-s për merkaton e verës.
Sipas mediave spanjolle, Jose Mourinho e ka telefonuar personalisht uellsianin për ta pasur përsëri nën urdhrat e tij.
“El Nacional” zbuloi se Mourinho synon ribashkimin me anësorin, me të cilin punoi disa kohë te Tottenham-i.
Nën urdhrat e trajnerit portugez, uellsiani u aktivizua në 27 ndeshje, ku realizoi 10 gola dhe tre asiste.
Bale, më 30 qershor, përfundon zyrtarisht kontratën me Real Madrid-in dhe do të jetë transferim i lirë në merkato.
Por, atij duhet t’i garantohet paga, që është paksa e lartë, krahasuar me pjesën tjetër të skuadrës së Roma-s.
32-vjeçari numëron 258 ndeshje në të gjitha garat me Real Madrid-in, ku ka shënuar 106 gola, si dhe ka dhuruar 67 asiste.
Anësori asistoi në golin e vetëm të Uellsit përballë Ukrainës në finalen e play-off, duke mundur të arrinte kualifikimin në Kupën e Botës, Katar 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin